United Hospital

Zgjedhjet zmbrapsin Veselin nga ‘pastrimi’ i partisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vendimi i para dy muajve (19 qershor 2019), i marrë nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, për shkarkimin nga pozitat publike dhe partiake të të gjithë anëtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit, duket se është zbehur me shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se kanë kaluar rreth dy muaj prejse ky vendim është marrë nga Veseli, ai fundjavën që lamë pas është parë nën shoqërinë e kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ndaj të cilit ka të ngritura disa aktakuza nga Prokuroria e Shtetit, por që ky vetë e kishte kundërshtuar ashpër këtë vendim të Veselit.

ARKATANA

Përfaqësuesit e partive opozitare, si dhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kreu i PDK-së Kadri Veseli vendimin për pastrimin e partisë nuk e kishte seriozisht, mirëpo e bëri vetëm për të fituar poenë politikë. Rrjedhimisht ata vlerësojnë që Veseli tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk mund t’i largojë “të fortit” e PDK-së nga partia, ku bën pjesë edhe Sami Lushtaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.