Eko Higjiena

Zgjedhjet, të pashmangshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare shihen të pashmangshme pasi koalicioni qeverisës tashmë nuk e ka shumicën në Kuvend, ndërkohë që asnjë parti politike parlamentare nuk ka ambicie për t’iu bashkuar qeverisë “Haradinaj”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak i lehtë. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Megjithatë, përfaqësues të pushtetit shprehen të vendosur se largimi i Listës Serbe nuk do ta vështirësojë punën e koalicionit, ani pse në Parlament koalicioni ka mbetur me vetëm 53 deputetë.

ARKATANA

Sipas zyrtarëve të pozitës, në ditët në vijim mund të ketë edhe ndonjë ndryshim në qeverisje, shkruan më tutje “Zëri”.

Por pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Falmur Sefajt, i cili vjen nga AKR-ja, ky subjekt ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë vendim nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo në qeverisje.

E përderisa LVV-ja ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e agjendës së Listës Serbe qoftë edhe për rrëzimin e Qeverisë, nga LDK-ja kanë thënë se këtë javë do të dalin me qëndrimin e tyre se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.