Uji Dea

Zgjedhjet, rrugëdalja e vetme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partitë politike në Kosovë kanë nisur të bëhen gati për zgjedhje të reja. Sikurse opozita, ashtu edhe subjektet që janë në pushtet kanë nisur t’i bëjnë kalkulimet e tyre për koalicione parazgjedhore. Disa prej subjekteve tashmë kanë vendosur edhe vijat e kuqe sa u përket koalicioneve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Edhe pse në teori ekziston opsioni që vendi të mos shkojë në zgjedhje, duke parë disponimin e shumicës së partive për zgjedhje, sipas Valmir Ismailit, drejtor ekzekutiv në organizatën “Demokraci Plus”, ato duken të pashmangshme.

“Në këtë aspekt presidenti i vendit do të duhej që proceduralisht të ofronte opsionin e krijimit të një qeverie të re, por në praktikë energjia do të duhej të fokusohej në gjetjen e një date të përshtatshme të mbajtjes së zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese dhe në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike”, ka deklaruar ai për ‘Zërin’.

Hidromorava

Çdo orvatje tjetër, ndonëse mund të jetë ligjore dhe kushtetuese, sipas tij vetëm do të ndikonte në humbje të kohës, por jo në ndonjë rezultat. Kjo pasi sipas Ismailit në rrethanat aktuale zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme.

Sa u përket koalicioneve, Ismaili ka thënë se as këtë herë nuk mund të përjashtohet mundësia që partitë politike të dalin me koalicione të befasishme para zgjedhjeve.

“Skena politike kosovare është e atillë që gjithmonë të ofron befasi. Kjo është dëshmuar edhe në mënyrën se si është krijuar Qeveria aktuale, por edhe mënyra se si po bie kjo Qeveri. Prandaj, nuk e përjashtoj mundësinë që edhe tash të kemi raste kur subjektet politike do të krijojnë koalicione të panatyrshme dhe të pamenduara mirë”, ka potencuar ai. /ZERI