Zgjedhjet po shkojnë drejt vjeshtës

Janë hapur shumë dilema që rrezikojnë seriozisht mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë muajit qershor, siç ishte proklamuar deri më tani nga liderët e dy partive më të mëdha në vend.
Problemet me numra në Kuvend apo edhe organizative me ligjin e ri, i shtojnë gjasat që zgjedhjet të mbahen gjatë vjeshtës.
Marrëveshja Thaçi-Mustafa për shpërndarjen e Kuvendit pritet të sfidohet nga pakicat të cilat votën e tyre sërish do ta kushtëzojnë me ulëset e rezervuara, shkruan Tribuna.
Kurse opsioni tjetër i mocionit të mosbesimit i ngritur nga AAK’ja, nuk mbërrin numrin prej 61 votave për shkarkimin e Qeverisë.
Dilemat për zgjedhjet e parakohshme i shton edhe KQZ’ja.