Mobi Casa

Zgjedhjet për Këshill Kombëtar me 26 tetor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Medvegjë – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Galip Beqiri u ka bërë ftesë qytetarëve që të regjistrohen në listat e veçanta zgjedhore për të pasur të drejtë votimi në zgjedhjet që do të mbahen me 26 tetor.

Anëtarët e pakicave kombëtare duhet të regjistrohen në regjistër të veçantë zgjedhor më së voni deri me datën 23 gusht, që pastaj do të përmbyllet përkohësisht për të përcaktuar se cilat pakica do të votojnë drejtpërdrejt dhe cilat në mënyrë elektronike, transmeton Kosovapress.

Së paku 40% e popullatës sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 duhet të regjistrohet për të pasur të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Eco Higjiena

Beqiri ka ftuar të gjitha partitë politike që të kandidojnë në zgjedhje, si mënyrë e vetme legjitime për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe për të siguruar të gjitha të drejtat e shqiptarëve në Serbi, të cilat u takojnë sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.

Ai citohet të ketë thënë se nuk kishte asnjë informacion se sa votues janë regjistruar deri më tani, por beson se numri është i mjaftueshëm për të garantuar votim të drejtpërdrejtë. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.