Fundamenti

Zgjedhjet, pastaj reforma

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Derisa brenda dy partnerëve të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po diskutohet për reformën zgjedhore, ku përfshihen mbyllja e listave dhe ulja e pragut zgjedhor, subjektet opozitare thonë se kjo reformë mund të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme.

Pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale nuk e ka legjitimitetin për të marrë vendime, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se iniciativa për reformë zgjedhore duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, të konsultohen grupe të ndryshme shoqërore, partitë politike, akademia dhe qytetarët.

ARKATANA

Po ashtu, siç thonë ata, Kosova nuk ka shumë kohë për të kryer reformën zgjedhore, pasi në bazë të rregullave të Komisionit të Venecias reforma zgjedhore duhet të përfundohet të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme, e në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se legjislatura aktuale nuk ka legjitimitet që të vendosë për asnjë çështje, pra as reformën zgjedhore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.