UBT

Zgjedhjet, opsion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të hënën në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe liderët e opozitës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Megjithatë, edhe pas këtij takimi palët kanë mbetur në pozicione të njëjta. Partitë opozitare kërkojnë anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin. E në rast se marrëveshjet nuk anulohen, atëherë kërkohet që marrëveshjet t’i nënshtrohen votës popullore përmes referendumit. Si zgjidhje të fundit, nëse edhe referendumi nuk mund të mbahet, atëherë opozita kërkon zgjedhje të përgjithshme.

UBT

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa pas takimit me presidenten ka thënë se nga kjo situatë duhet të dilet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “Ne nuk biseduam për çështjet konkrete, por natyrisht se është proces që ne duhet të dalim prej kësaj situate gjithsesi, por vetëm në suaza të Kushtetutës dhe të ligjit… gjithsesi vlen gjithmonë”, theksoi Mustafa.

Presidentja e Kosovës ka disa muaj që bën përpjekje të gjejë një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit me përfaqësuesit e partive parlamentare, ndonëse palët nuk kanë arritur kurrfarë kompromisi deri më tani./zeri/