Eko Higjiena

Zgjedhjet, opsion i pashmangshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, vendi vazhdon të mbetet në mjegull se cila rrugë po hapet për daljen nga kriza.

Partitë e Bllokut LDK-AAK-NISMA, bashkë me Vetëvendosjen nuk e binden Gjykatën Kushtetuese se e drejta është në anën e tyre, e vendimet e marra me 17 korrik, përfshirë edhe zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar Kuvendi ishin kushtetuese, transmeton TV Rrokum.

Sipas Albert Krasniqit. nga KIPRED, nëse vendimi i Kushtetueses lë mundësi të dytë, për zgjedhjen e kryeparlamentarit, atëherë favorizohet partia e Hashim Thaçit.

Kjo sipas tij, u hap rrugë zgjedhjeve të reja.

“Por, nëse kjo e drejtë kushtëzohet që vetëm PDK të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, atëherë blloku i ka dy alternativa. E para, që të votojë kandidatin për kryetar të PDK-së dhe në këtë mënyrë të hapë rrugë zgjedhjes së institucioneve ta ketë mandatarin për kryeministër. Ose mos të votohet kandidati i PDK-së dhe atëherë rrezikohet që brenda 30 ditëve kuvendi nuk do të konstituohej, atëherë rrezikohet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thanë Krasniqi.

Fundamenti

Ndërsa Sellatin Kllokoqi nga Demokracia për Zhvillim, vlerëson se ky vendim ndonëse befasues, ishte i mirë.

Ai thotë se duhet të priten edhe sqarimet e Kushtetueses, të shihet a ka mbetur rrugë e hapur për tejkalimin e krizës politike.

Sipas tij, nenet e Kushtetutës as Rregullorja e Punës së Kuvendit, nuk sqarojnë mirë, rolin e koalicionit paszgjedhor.

Andaj, Krasniqi e Kllokoqi tërheqin vërejtjen e rishikimit të Kushtetutës.

Pas publikimit të sqarimeve nga Gjykata Kushtetuese, 120 deputetët e zgjedhur duhet t’i rikthen seancës konstituive, për t’i vazhduar proceset e mbetura në gjysmë, përfshi zgjedhjen e kryeparlamentarit. /TV Rrokum/