ARKATANA

Zgjedhjet nuk e nxjerrin UP-në nga kriza

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Universiteti më i madh publik pothuajse që një kohë të gjatë po përballet më disa probleme. Senati si organ kryesor qeverisës i tij nuk po funksionon që 4 muaj, ku si rrjedhojë e këtij paralizimi nuk është arritur të merret as edhe një vendim për UP-në.E kjo gjë po e çon universitetin në zgjedhje të parakohshme, e cila po shihet si rruga e vetme e përmirësimit të situatës së krijuar, por jo edhe e duhura për të dalë nga kriza që është futur ky institucion tash e disa kohë.

Dukagjin Pupovci, njohës i çështjeve arsimore, është shprehur mjaft skeptik që zgjedhjet do e normalizojnë situatën së krijuar në UP.

“Në kushte të tilla, unë nuk i shoh zgjedhjet si rrugëdalje nga kriza që e ka kapluar universitetin…Vetëm në rast që stafi akademik ‘zgjohet nga gjumi’ dhe zgjedhë njerëz që mund ta bëjnë ndryshimin aq të nevojshëm në universitet, e jo servilë e individë me kredenciale të varfra ose edhe false akademike”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Sidoqoftë sipas tij zgjedhjet mbesin rruga e vetme për të rregulluar situatën e krijuar.
“Edhe pse zgjedhjet mund të mos e zgjidhin krizën, ato janë rruga e vetme për t’u zhbllokuar situata në universitet dhe për t’i dhënë një farë legjitimiteti organeve që e kanë humbur atë”, ka thënë Pupovci.

Njëjtë mendon edhe Qendrim Gashi profesor në këtë universitet, i cili zgjedhjet i sheh si një hap drejt normalizimit vetëm atëherë kur këto të shoqërohen me një varg masash tjera.
“Duhet shfrytëzuar potencialin brenda dhe jashtë UP-së për ta zhvilluar një transformim rrënjësor të universitetit më të madh në vend dhe duhet ndërruar kuadri ligjor rreth UP-së (Ligji i Arsimit të Lartë, Statuti i UP-së, etj.), i cili veç është në procedurë ndryshimi nga MASHT”, ka thënë Gashi.

As studentët nuk kanë qëndruar pa bërë “zhurmë” , ata dolën shumë herë në protesta për ti shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me disa vendime të parit të UP-së Ramadan Zejnullahut rreth afateve dhe kushteve për provime.

Dukagjin Pupovci e ka një përgjigje edhe për këtë, sipas tij për fat të keq, në anën e së keqes janë vënë edhe përfaqësuesit studentorë, prej të cilëve, në çdo shoqëri normale, do të pritej e kundërta e asaj çfarë kanë bërë gjatë këtyre muajve.

Eco Higjiena

Mirëpo ai mendon së tashmë ka ardhur koha që studentët të vendosin për të mirën e tyre.
“Këto zgjedhje duhet të tregojnë nëse përsëri studentët do të përfaqësohen nga argatë të grupeve të interesit apo nga njerëz që mendojnë për interesa më afatgjatë sesa zënia e ndonjë posti apo vendi të punës” ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Ndërkaq Dokleat Kollari nga këshilli i studentëve ka treguar për vështirësitë me të cilat janë përballur si mungesë e mbledhjeve të Senatit dhe i cili shpreson që pas këtyre zgjedhjeve UP-ja të këndellet dhe ta rimarrë vetën.

“Ne si Këshill i Studentëve kemi ide që shumë probleme reale të studentëve të i dërgojmë edhe në rektorat, por shkaku i bllokimit të Senatit këto kërkesa nuk po dorëzohen aty”.
“Marrë parasysh faktin se një institucion si Senati të mos mblidhet për një kohë të gjatë për të diskutuar mbi problemet reale të universitetit e ka efektin e asaj që procesi i zhvillimit në kuptimin e përgjithshëm është stagnuar” ka thënë Kollari.

Kujtojmë së Këshilli Drejtues i UP-së kishte marrë vendim për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, por kjo kishte hasur në kundërshtimin e ministrit Arsim Bajrami, që kishte shkarkuar kryetaren e KD-së, Shefkije Islamajt, njëkohësisht kishte kërkuar nga rektori Zejnullahu që të qëndrojë në postin e rektorit, deri në hapjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet do të përfshijnë të gjitha organet e Universitetit, nga këshillat e njësive akademike, udhëheqësit e njësive akademike, Senatin, Këshillin Drejtues dhe shpalljen e konkursit për menaxhmetin e ri të Universitetit.

Me këto zgjedhje të parakohshme, mandati i Këshilli Drejtues po shkurtohet për dy vjet e gjysmë, ndërsa i të gjitha organeve të tjera për diç më shumë se gjashtë muaj.

Për vëzhgimin e këtij procesi zgjedhor në universitet Ministri i Arsimit , Arsim Bajrami ka bërë të ditur se do të ftohen edhe organizatat profesionale ndërkombëtare dhe nacionale./Gazeta Fjala/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.