UBT

Zgjedhjet, në vjeshtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Qeveria “Haradinaj” ka arritur ta çojë gati në gjysmë mandatin e saj pavarësisht mungesës së numrave të nevojshëm në Kuvend dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për rrëzimin e saj, por edhe pakënaqësive të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) me taksën. Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se me shumë gjasë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë, shkruan gazeta “Zëri“.

Menjëherë pas formimit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, kishin nisur të paralajmëronin rrëzim të Qeverisë, respektivisht zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por ndonëse janë bërë rreth një vit e gjysmë prej formimit të Qeverisë aktuale opozita nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme.

HW

Ndërkohë, pos opozitës, me rrëzim të Qeverisë kohët e fundit kanë kërcënuar edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli. Derisa kreu i shtetit në tetor të vitit të kaluar i pati bërë thirrje Haradinajt që të “korrigjohej” rreth çështjes së dialogut, kreu i Kuvendit gjatë këtij muaji tha se nuk rri as dy ditë në një Qeveri e cila i cenon raportet me SHBA-në.

Këto kërcënime nga ana e dy liderëve institucionalë kanë ardhur si pasojë e këmbëngulësisë së kryeministrit për moskorrigjim të kufijve dhe për mossuspendim të taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.