Hidromorava

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Nuk do të shtyhen më

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se zgjedhjet e 23 prillit nuk do të shtyhen.

Konjufca kështu deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë në Kuvend.

Ai tha se zgjedhjet në veri janë shtyrë njëherë në marrëveshje me ndërkombëtarët, mirëpo siç potencoi ai zgjedhjet e 23 prillit nuk do të shtyhen më dhe se kjo ka përfunduar si tregim.

Kreu i Kuvendit të Kosovës më tej deklaroi se pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e 23 prillit nuk do të ketë formim të Asociacionit.

Eco Higjiena

“Mendoj që ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i QUNT-it edhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës serbe, jo Listës serbe por thjesht pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Ky ka qenë qëndrim i QUINT-it. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrjen e…mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëviz nëse nuk ka zhvillime në këtë drejtim.

Pra, nuk mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, Beogradi, Serbisë që ata të vendosin që kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodh…Zgjedhjet janë shty njëherë dhe ato janë shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtarëve dhe kemi marrë garanci që nuk do të shtyhen më dhe kjo ka përfunduar si tregim”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje tha se “Serbia e mendon që kjo marrëveshje e ka vetëm një kapitull, e ka vetëm Asociacionin. E unë mendoj që Asociacioni është kapitulli i fundit i kësaj marrëveshje dhe kështu është në të vërtetë. Aty nuk ka as referencë eksplicite…”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.