Fundamenti

Zgjedhjet në RMV, Çitaku i thotë Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Çitaku, përmes në postimi në Facebook, tha se Kurti, mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës e jo për sundimtar të shqiptarëve.

“Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?”, shkroi Çitaku, transmeton Telegrafi.

Më tej, Çitaku i tha Kurtit se është zgjedhur për ta qeverisur Kosovën, e jo për t’i përçarë shqiptarët gjithandej.

ARKATANA

Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe tërë aparatit qeveritar për një qasje populiste dhe për ndërhyrje aktive që sipas tij, ka kontribuar në përçarjen e votuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“U bë një përpjekje e qartë institucionale për të influencuar rezultatet e zgjedhjeve, jo për të bashkuar, por për të përçarë akoma më shumë”, tha Abdixhiku, duke bërë thirrje për një politikë më unifikuese dhe bashkëpunuese nga Kosova ndaj shqiptarëve në rajon.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkrahur kandidatin shqiptar, Arben Taravarin, në garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Nga kandidatët shqiptarë atje, Taravari është renditur i dytë, pas Bujar Osmanit nga Fronti Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.