Mobi Casa

Zgjedhjet, në pjesën e dytë të 2019-s

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partitë opozitare, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë së paku deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës tash e një kohë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesë kjo që mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe diçka më heshtur edhe nga Partia Socialdemokrate.

ARKATANA

Megjithatë, opozita nuk ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit. Kështu vlerësohet se zgjedhje të reja nuk do të ketë së paku deri në pjesën e dytë të vitit 2019, kohë kjo kur deputetët të mbushin dy vjet prejse kanë filluar punën dhe në këtë formë atyre u llogaritet mandati i plotë sa u përket beneficioneve, shkruan më tutje “Zëri”.

Partitë në pushtet e mohojnë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë. Ndërsa ato në opozitë thonë se qeveria “Haradinaj” e ka të pamundur ta përfundojë mandatin e plotë për shkak të mungesës së numrave në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.