FIDANISHTJA

Zgjedhjet në 2019 kushtuan 5.2 milionë euro, a ka KQZ para për zgjedhjet e sivjetme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen në të cilën do të diskutohet edhe buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se sot do të miratohet planifikimi buxhetor, për të ditur sa përafërsisht do të kushtojë mbajtja e zgjedhjeve.

Elezi deklaroi se për të ditur saktë sa kushton një proces zgjedhor duhet të pritet deri në përfundim të tij, për të pasur një raport përfundimtar rreth shpenzimeve.

Mobi Casa

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës se sotme do të bëjë planifikimin buxhetor pra miratojë planifikimin buxhetor që do të thotë sa përafërsisht do të kushtojnë këto zgjedhje, megjithatë duhet të përmendim se ky do të jetë vetëm një planifikim, pas që për të ditur saktë sa kushton një proces zgjedhor duhet të presim përfundimin e tij dhe të gjitha procedurat e tjera, për të pasur një raport përfundimet të shpenzime të procesit zgjedhor. Mirëpo marrim si shembull zgjedhjet e vitit 2019, kostoja e procesit zgjedhor ka qenë 5.2 milionë euro”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.