UBT

Zgjedhjet nacionale barometër i pjekurisë së shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 8 qershor, në bazë të fushatës së deritashme janë më përfaqësueset dhe më dinamiket në historikun 15 vjeçar të zgjedhjeve të lira në Kosovë dhe si të tilla do të jenë nën një vëzhgim shumë të afërt të vetë qytetarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Do të jetë ky edhe një test për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dëshmuar se suksesi i zgjedhjeve lokale nuk ishte i rastësishëm, por një pjekuri e këtij institucioni për të menaxhuar me sfidat që paraqesin zgjedhjet në konstelacionin e Kosovës.

Ambasadoja amerikane në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo tha në seancën e fundit për Kosovën se “zgjedhjet komuanle të vitit 2013 dëshmuan kapacitetin e Kosovës për të përmbushur standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe do të jetë e rëndësishme që e njejta të bëhet edhe në zgjedhjet nacionale”.

“Një proces i hapur dhe i drejt politik do t’i ndihmojë Kosovës të çementojë vendin e saj në Evropë,” tha DiCarlo.

UBT

Po në këtë takim shpresën për zgjedhje të ndershme dhe të lira e shfaqi edhe ambaadorja e Lituanisë, Raimonda Murmokaite duke thënë se “Kosova duhet të vazhdojë me suksesin e zgjedhjeve komunale të vitit të kaluar’ të cilat ishin “një hap i madh përpara nga ato të vitit 2010 që i karakterizuan parregullësitë dhe ndikuan në besushmërinë e proceseve demokratike në Kosovë”.

Ambasadori britanik, Michael Tatham përshëndeti progresin në zgjedhjet lokale në Mitrovicë ndërsa nënvizoi se të dyja palët, Kosova dhe Serbia (me një qëndrim konstruktiv) duhet të sigurojnë pjesëmarrjen maksimale në zgjedhjet nacionale të Kosovës.

“Kualiteti i procesit zgjedhor në Kosovë do të jetë shumë i rëndësishëm në vlerësimin e pjekurisë së shtetit”, tha ambasadorja e Luksemburgut, Sylvie Lucas. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.