Uji Dea

Zgjedhjet mobilizojnë kërçovarët e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Duket se kërçovarët në Zvicër janë mobilizuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars në Maqedoni.

Janë mbi 3 mijë mërgimtarë shqiptarë nga Maqedonia që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë për në vendlindje për të votuar në zgjedhjet lokale .

Të paktën kështu thonë koordinatorët e Këshilli Organizativ për zgjedhjet lokale në Maqedoni nga Zvicra.

“Në bazë të raportimeve të aktivistëve që përfaqësojnë kantonet në Zvicër dhe bashkësitë e këtushme vendore, mbi 3 mijë kërçovarët tashmë i kanë siguruar biletat e udhëtimit dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në votimet e 24 marsit”, tha për albinfo.ch, njëri nga koordinatorët nga Zvicra, Munir Mehdiu.

Sipas Mehidut numri atyre që do të kthehen për të votuar në vendlindje nuk është definitiv dhe se aktivistët e këtushëm japin shpresa se numri i votuesve nga Zvicra do të jetë edhe më i madh.

Uji Dea

Kërçovari nga Biel Bieni i Zvicrës ka thënë të jenë marrë vesh me agjencitë e udhëtimit që të fiksojnë 250 franga çmimin e biletave për qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë për të votuar.

Munir Mehdiu, njëherësh edhe drejtor i televizioni lokal Uskana në Maqedoni, tha të jetë krijuar Këshilli Organizativ vetëm për të mobilizuar qytetarët që të shkojnë në votime.

Këshilli në fjalë nuk është në dijeni për iniciativat tjera individuale të mërgimtarëve të cilët udhëtojnë me automjete dhe autobus nga Zvicra për në Maqedoni.

Zvicra do të përbëjë 50 për qind të votuesve nga diaspora ndërsa pjesa tjetër e votave të nevojshme për fitore të sigurt në zgjedhjet e 24 marsit, do të vijnë nga Gjermania, Austria, Italia, Franca dhe SHBA, thonë në Këshillin Organizativ në Zvicër që është formuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars në Maqedoni.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.