UBT

Zgjedhjet mbeten e vetmja zgjidhje

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Nga Fatmir Matoshi – Pavarësia festohet në cilat do kushte që ndodhemi. Po shoh shumë opinione e mendime se në këtë 17 shkurt, Kosova nuk ka çka të festoj, dhe dëshirojë që në këtë kontest të jap një opinion timin.

Festat kombëtare e shtetërore janë festuar gjithmonë dhe në të gjitha kohërat, pavarësisht gjendjes dhe situatës në të cilën kemi qenë. E mbaj mend se si me 28 Nëntor të vitit 1993 në Koretin, ndërhyri policia serbe gjatë festimit që i bënim kësaj dite të shënuar dhe arrestoi vëllaun tim Hysen Matoshi, dhe kolegët e tij të aktiviteteve politike Naim Canaj e Muharrem Hoda. Ata na e prishën festën, por nuk e zbehën atë, vëllau dhe kolegët e tij u liruan pas 60 ditësh.

Ne kemi arsye të festojmë me 17 shkurt, sepse nuk jemi më të robëruar nga Serbia, pavarësisht se nuk e kemi ende të fortë shtetin ashtu si e dëshirojmë.

Protesta që është thirrur nuk e prish festën, ajo duhet të jetë paqësore dhe e dinjitetshme. Unë do të jem në Seancën e Kuvendit Komunal, sepse kam përgjegjësi institucionale, por shumë aktivist e anëtar të AKR-së do të jenë në këtë protestë, dhe ata sikurse që mendojë edhe unë, kanë arsye të protestojnë.

Pa hyrë në arsyet e përmendura shumë herë po rikujtojë vetëm dy që janë qenësore për mendimin tim dhe të shumë anëtarëve të degës së AKR-së.

Uji Dea

E para, është konstatuar nga Gjykata Kushtetuese se marrëveshja mbi parimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë rast nuk është morale që përmirësimet të bëhen nga po e njëjta qeveri, sepse po të ishte kështu ish Presidenti Sejdiu nuk do të jepte dorëheqjen, por do të përmirësonte shkeljen kushtetuese dhe do të largohej nga pozita e ngrirë e kryetarit të LDK-së, ose Presidenti Pacolli, i cili personalisht nuk kishte bërë asnjë shkelje do të qëndronte në postin e Presidentit dhe dorëheqjen do ta jepte ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili i shkeli rregulloren dhe kushtetutën.

E dyta, ky Kuvend i Republikës së Kosovës dhe kjo qeveri, u tregua Nënë për disa komuna dhe Njerkë për disa të tjera. Favorizoi komunat e caktuara në investime në dëm të disa komunave tjera e në mesin e tyre edhe në dëm të Komunës së Kamenicës.

Deputetët dhe ministrat duhet ta dinë se edhe në Kamenicë kanë marrë vota të shumta. Ata i kanë edhe votat e AKR-së, të cilat në proporcion u japin deputët më së shumti partive që janë në qeverisje, pasi qe ne nuk e kaluam pragun. Ne së bashku me gjithë strukturat udhëheqëse të Komunës, e kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit me këtë qeveri, i kemi takuar shumë herë, i kemi pritur në mënyrë të dinjitetshme të gjithë qeveritarët që na kanë vizituar, porse e gjithë kjo nuk po jep rezultatet e pritura. Kjo qeveri nuk i bjen taman qytetarëve të Kamenicës, andaj është mirë që të kërkojë sërish besimin e tyre dhe të komunave tjera.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën më të madhe të shtetit tonë Kosovës. Ne, vijmë e shkojmë, festojmë e protestojmë, qeveritë e shtetit e të komunave edhe mund të ndërrohen dhe kjo ka pak rëndësi, 17 shkurti, do të mbetet gjithmonë datë e shënuar dhe Ditëlindja e Shtetit Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.