Fundamenti

Zgjedhjet lokale në varësi të ratifikimit të marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja, Atifete Jahjaga, ka vendosur ta presë ratifikimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq dhe ndryshimin e ligjeve që mundësojnë zbatimin në praktikë të kësaj marrëveshjeje, për të marrë më pas një vendim për shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale. Nga Presidenca kanë bërë të ditur se paraprakisht Jahjaga do të zhvillojë edhe një rreth diskutimesh me partitë politike.

“Një rreth përfundimtar i konsultimeve të presidentes me partitë politike parlamentare dhe subjektet e tjera politike, do të mbahet së shpejti, kuptohet pasi Kuvendi të këtë ratifikuar marrëveshjen dhe pasi të ketë konstatuar se me cilat ligje do të hyhet në zgjedhje, dhe pas kësaj do të shpallet data e zgjedhjeve komunale”, ka thënë zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu.

KKVITI

Ndërkohë, edhe në planin e zbatimit i cili i është ofruar deputetëve për votim, parashihet që në fillim të muajit qershor të fillojnë diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që në bazë të marrëveshjes planifikohen të organizohen në tetor. Në pikën 5 të këtij dokumenti, thuhet se Komiteti i Zbatimit do të fillojë diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.(Tribuna)