ARKATANA

Zgjedhjet lokale mund të kushtojnë deri në 10 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Organizimi i zgjedhjeve lokale, të cilat priten të mbahen më 22 tetor të këtij viti, pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit më së paku 6 milionë euro.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilët kanë thënë se kostoja e saktë mund të bëhet e ditur tek pas përfundimit të procesit.

Ndërkohë, duke marrë parasysh se në zgjedhjet e kaluara prej 38 komunave 25 patën shkuar në balotazh, kostoja e zgjedhjeve mund ta kapë shifrën prej 10 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se përpos buxhetit të shtetit partitë financohen edhe në mënyra joligjore gjatë fushatave.

UBT

Me këtë rast, mostransparencën e tyre lidhur me financimin ata e shohin si tejet shqetësuese.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e subjekteve politike thonë se janë transparentë sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërkohë, në zgjedhjet e 22 tetorit kontribut do të japë edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili ndonëse nuk do ta monitorojë procesin, do të ofrojë ndihmë teknike në këto zgjedhje. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.