FITORJA

Zgjedhjet: Kush shënoi rritje, kush rënie?

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, AAK dhe Vetëvendosje kanë pritur më shumë, kurse LDK dhe PDK po deklarohen si partitë e para në nivel nacional. Përfaqësues të katër partive më të mëdha në vend, kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjet lokale.

Burim Ramadanit nga AAK, vlerëson se partia e tij është rritur në nivelin nacional, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, ai u shpreh edhe i befasuar për të keq sa i përket rezultatit në Komunën e Gjakovës dhe të Pejës.

“Kemi numër të rritur të votave. Jemi konfirmuar parti e tretë bindshëm, me dallim prej 14.7 në krahasim me Vetëvendosjen, kjo është skena politike sot. Kemi pritur më shumë , por që pritjet ende janë në gjysmë”, tha Ramadani.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka pritur më shumë, kurse Dardan Molliqaj vlerëson se analizat e rezultateve që po bëhen ditëve të fundit nuk janë reale.

“Analiza që është bërë, nuk është reale. Ne kemi dalë me mbi 70 asambleistë. Nuk është vota që e kemi pritur, por nuk mund të thuhet që ka pasur rënie ose ngritje, sepse nuk ka pikë reference. Le të mos ngutemi, ta presim vitin e ardhshëm e mandej edhe mund të krahasojmë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka konsideruar që edhe në këto zgjedhje ka pasur vjedhje votash, duke paralajmëruar padi ndaj komisionerëve, qofshin ata edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Arben Gashi, tha se pavarësisht faktit që nuk do ta luajë rolin e triumfalistit, LDK, me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, është kthyer e para në vend.

“Ne si subjekt politik jemi subjekti kryesor, për shkak se jemi një subjekt monocentrik, por policentrit. LDK e ka Gjilanin bindshëm e para, Pejën, Lipjanin, Vitinë e të tjera, ku LDK-ja është e konsoliduar. Ne kemi arritur që të japim mesazhin se ne jemi për qytetarët dhe me qytetarët. LDK-ja nuk e ka epitetin e një partie lokale, por parti që po shtrihet në tërë territorin e Kosovës”, tha Gashi.

Ndërsa rezultat jo të kënaqshëm për LDK-në, Gashi i ka vlerësuar dy komunat e mëdha siç janë Gjakova dhe Mitrovica, por që sipas tij do të shohin se cilat janë problemet reale atje.

GRANDEMALL

Edhe Blerand Stavilevci nga PDK, tha që partia e tij është numër 1 në nivel vendi, dhe se është mjaft i kënaqur me rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

“Jemi partia që ka komuna më së shumti komuna të fituara pa balotazh, kemi 205 asambleistë. Nëse zgjedhjet e kaluara I kemi fituar 4:1, tani mund të them që fituam 4:2. Edhe votuesit që nuk kanë dalur, janë përkrahës të PDK-së, për shkak se ata kanë besuar në fitoren tonë”, tha Stavilevci, citon indeksonline.

Ndërsa sa i përket koalicioneve që mund të bëhen nëpër komuna, Burim Ramdani i AAK-së tha se këtë gjë do t’ua lënë degëve, për shkak se më mirë se ata nuk mund ta dijë kryesia qendrore. Ndërsa, tha se në komunën e Suharekës, pret mbështetjen e PDK-së, kurse në Klinë dhe Viti, atë të LDK-së.

Sipas Vetëvendosjes koalicionet për balotazhet në Kosovë po ndërtohen në bazë të afërsisë lokale, ose asaj qendrore, dhe kjo nuk ka të bëjë me alternativën politike.

“E kemi mbështetur Rufki Sumën si kandidat të pavarur, me asnjë kusht, për arsye se mendojmë që ai ka alternativë dhe nëse, VV-ja do të shihte alternative të tilla, padyshim që do lidhte koalicion. Pra, Vetëvendosje nuk ka marrë vendim ende për këtë çështje”, tha Molliqaj.

Molliqaj gjithashtu nuk kurseu edhe kritikat ndaj Isa Musfatës, duke thënë se ai për shkak të frikës që ka filluar ta ketë, ka pranuar të dalë në debat me rivalin e tij nga VV-ja, Shpend Ahmetin.

Ndërsa Arben Gashi tha se nuk e sheh kandidat serioz Shpend Ahmetin, për faktin që ai ka bërë luhatje nga ish partia “FER”, të cilën e ka cilësuar si shumë liberale, në atë të “Lëvizjes Vetëvendosje”, që siç e ka quajtur ai është konservative.

Sa u përket koalicioneve Stavileci i PDK-së tha se përveç koalicioneve, që i kanë bërë zyrtare deri tani, për të tjerat është ende duke analizuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.