Fundamenti

Zgjedhjet formale të “Vetëvendosjes”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lëvizja “Vetëvendosje” ka filluar zgjedhjet e brendshme për kryetarin dhe kryesinë e re, ndërsa kandidati i vetëm për të pasuar Albin Kurtin në krye të Lëvizjes është shefi i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

Ndonëse janë kritikuar për këtë format të zgjedhjeve, krerët e këtij subjekti kandidaturën e vetëm të një personi në krye të “Vetëvendosjes” e shohin si gjithçka normale.

Eco Higjiena

Megjithatë, kryetari i deritanishëm Albin Kurti pasi kreu obligimin e tij për të votuar tha se “Vetëvendosje” me zgjedhjet e saj po dëshmon lirinë dhe demokracinë që ka përbrenda.

Kurse pyetjes se nëse është demokraci kandidimi i vetëm një kandidati për kryetar, Kurti tha se të gjithë kanë pasur mundësinë të kandidojnë sikurse kanë mundësinë të votojnë./zeri/