Uji Dea

Zgjedhjet e shpëtojnë Kosovën nga ndarja

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse Qeveria ka dështuar dhe Kuvendi është jofunksional, ende nuk dihet nëse ka gatishmëri të partive për zgjedhje të reja. Një problem tjetër është edhe kriza e elektoratit, pasi votuesit po ikin nga Kosova, për shkak të kushteve të rënda të jetesës.

“Unë më tepër besoj se zgjedhjet janë të pashmangshme, për shkak të një bllokade të krijuar politike dhe një qeverisjeje të paefektshme”, thotë analisti Ali Hertica për “Kosova Sot”

Edhe pse Qeveria ka dështuar dhe Kuvendi është jofunksional, ende nuk dihet nëse ka gatishmëri të partive për zgjedhje të reja. Një problem tjetër është edhe kriza e elektoratit, pasi votuesit po ikin nga Kosova, për shkak të kushteve të rënda të jetesës.

Analisti dhe politologu Albinot Maloku, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se partitë politike, sidomos ato në opozitë, do të duhej të ishin gjithmonë të gatshme për procese zgjedhore. Sipas Malokut, padyshim, nga subjektet politike opozitare është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për një proces zgjedhor është e papërgatitur, ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” ka një pozicion më të mirë. “Ndërsa, nëse flasim për partitë në pushtet nuk është se dallojnë fort me përgatitjet “, u shpreh ai. Sipas tij, partive në pushtet nuk u konvenojnë zgjedhjet aktualisht.

Mosbesimi i votuesve, goditje e rëndë për demokracinë

Uji Dea

Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se zhvillimet në Kuvend gjatë ditëve të fundit, ku as pozita as opozita nuk mund të krijonin kuorum (prej 61 deputetëve) për të mbajtur seancë, dëshmuan se asnjë parti nuk ka motiv për zgjedhje të parakohshme, meqë liderucët dhe klanet e tyre e dinë se do të kenë rezultat më të keq zgjedhor sesa herën e fundit. “Po të mos shkërmoqej nga brenda LVV-ja, ishte në trend të rritjes, por edhe ajo u viktimizua për interesa egocentrike të liderucit Kurti dhe konkurrentëve të tij. Goditja më e rëndë për demokracinë në shtetin e brishtë të Kosovës është mosbesimi i votuesve”, theksoi ai. Analisti politik Arsim Haziri, për gazetën “Kosova Sot” , thotë se të gjitha subjektet politike kanë probleme të brendshme, gjë që nuk ua krijojnë komoditetin ose garancinë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale. Sipas tij, duhet vetëm një koordinim i përbashkët për një qeverisje teknike dhe zgjidhja e proceseve në mënyrë të përbashkët do të dërgonte në zgjidhje më të kompletuar dhe tejkalim të çdokujt në ndonjë lëshim eventual. “Politika në fuqi, më konkretisht e bartësve institucionalë duhet urgjentisht të ndalet në mënyrë që vendit të mos pësojë ndëshkime historike”, vlerësoi ai. Ndërsa, analisti politik Ali Hertica, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se s’ka mbetur tjetër zgjidhje pos zgjedhjeve, dhe kjo se Qeveria e ka humbur legjitimitetin, siç e ka humbur edhe përkrahjen, gjë që tregojnë edhe seancat e Kuvendit. “Unë më tepër besoj se zgjedhjet janë të pashmangshme, për shkak të një bllokade të krijuar politike, kjo për shkak të një qeverisjeje të paefektshme dhe për shkak të pamundësisë së zgjidhjes së platformës politike për bisedimet me Serbinë”, theksoi ai.

Qytetarët duan të ikin

Qytetarët kanë frikën se Kosova mund të futet në një krizë të mungesës së elektoratit. Qytetari Gazmen Feka, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se, për fat të keq, kjo do të ndodhë, sepse të rinjtë tanë shumica sish po ikin jashtë. “Ndaj, gjenerata e mesme tashmë po plaket dhe me ikjen e të rinjve edhe po kam frikën se do të mbetemi edhe pa elektorat që do të votojnë, sepse të rinjtë tanë janë të zhgënjyer me pushtetarët tanë”, u shpreh ai. Sipas Fekës, me këtë trend të ikjes dhe me liberalizim vizash pritet se do të largohen nga vendi edhe shumë të rinj dhe e keqja është se për vendin do të jetë shumë keq dhe mundemi edhe të mbesim edhe pa elektorat. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Shefki Muqolli, për gazetën ” Kosova Sot “, thotë se Kosovën në përgjithësi e kanë dëmtuar ikja e qytetarëve tanë jashtë vendit. “Sidomos me heqjen e vizave kam frikën se ikja e të rinjve do të jetë e madhe, por shpresojmë se nuk do të jetë një ikje masive, sikurse më 2014, sepse vërtet po ndodhi kjo ikje masive e të rinjve tanë, vendi po rrezikohet që të mbetet edhe pa votues”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.