UBT

Zgjedhjet e shpejta, sfidë e kalueshme

/ 1 minutë lexim

​Kosova sërish mund të përjetojë zgjedhje në mes të dimrit. Fillimi i dhjetorit, është koha më e largët kur qytetarët do të ftohen të votojnë sërish.

Pamundësia e marrëveshjes së partive politike për të ndërtuar institucionet mendohet se i ka dhënë bazë të mjaftueshme presidentes Jahjaga që të thërrasë zgjedhje të reja, duke i bërë të pavlefshme ato të 8 Qershorit.

Koincidenca nuk është e mirë. Kosova ka zhvilluar zgjedhje edhe në dhjetor të vitit 2010, por ato mbahen mend si zgjedhjet më të këqija për shkak të keqpërdorimit industrial të votës. Edhe ato ishin zgjedhje të parakohshme.

Fundamenti

Arsye tjera por të hezituar nuk ka. Në një prononcim për gazetën Tribuna, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se KQZ e ka obligim kushtetues qe të organizojë zgjedhje.

Organizimi i tyre në afate të shkurta kohore, sipas saj, janë sfidë jo vetëm për KQZ-në, por për çdo institucion tjetër kudo që mbahen ato.