KKVITI

Zgjedhjet e reja shkapin shtetin

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Aida Dërguti: Lëvizja ‘Vetëvendosje!’ është kundër çfarëdo drejtësie selektive, pasi kjo drejtësi është automatikisht padrejtësi. Nëse do të fillojë të shqyrtohet në mënyrë të mirëfilltë, të gjithë aktorët e përfshirë do të duhej të ndëshkoheshin, dhe nuk do të ndaleshim as nuk do duhej të ndaleshim tek emrat e përveçëm, pasi kushdo qoftë ai ose ajo kompani, apo njeri i fuqishëm me pushtetin do duhej të përfshiheshin në hetime dhe aktakuzë.

Intervistë me deputeten nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, njëherësh edhe nënkryetaren e kuvendit të kosovës, Aida Dërguti (2)

“PDK-ja tani tenton që ta zhvendosë vëmendjen nga afera e madhe ‘Pronto’, duke e sulmuar Shpend Ahmetin”.

“Kosova Sot”: Nga përgjimet e Grabovcit vërtetohet se Grabovci ka lidhje të ngushta me mafio- oligarkët. Bizneset që kanë përfituar qindra miliona në mënyrë të paligjshme në kurriz të qytetarëve, siç është rasti me ‘Devollët’ dhe jo vetëm. Pse ju, si partia më e madhe opozitare, nuk e keni ngritur këtë çështje të vëllezërve Devolli në konferencat tuaja për shtyp asnjëherë?

Aida Dërguti: Lëvizja ‘Vetëvendosje!’ është kundër çfarëdo drejtësie selektive, pasi kjo drejtësi është automatikisht padrejtësi. Nëse do të fillojë të shqyrtohet në mënyrë të mirëfilltë, të gjithë aktorët e përfshirë do të duhej të ndëshkoheshin, dhe nuk do të ndaleshim as nuk do duhej të ndaleshim tek emrat e përveçëm, pasi kushdo qoftë ai ose ajo kompani, apo njeri i fuqishëm me pushtetin do duhej të përfshiheshin në hetime dhe aktakuzë.

“Kosova Sot”: Ministria e Infrastrukturës më në fund e hoqi monopolin për gazin, duke ndryshuar udhëzimin dhe duke hapur tregun edhe për kompanitë e tjera. Pse nuk po hiqet monopoli i homologimit të makinave që e ka Shkëlqim Devolli, i cili vazhdon të zhvatë paratë e qytetarëve?

Aida Dërguti: Nuk jam në dijeni për këtë.

“Kosova Sot”: A mund të jenë vëllezërit Devolli financues edhe të partisë suaj, duke marrë parasysh se kjo është mënyra se si ata funksionojnë?

Fundamenti

Aida Dërguti: Nuk kam ide për këtë se ka diçka serioze, pasi marr parasysh se si shkon zakonisht mënyra e financimit, janë donacionet të cilat ne i japim vetë përmes transfereve bankare. Unë vetëm e di se ne japim të hollat tona të cilat normalisht janë të përcaktuara me ligj dhe janë deri në shumën 2000 euro brenda një viti. Nëse dikush ka dhënë donacione nuk e di, pasi nuk merrem me financa.

Shpifje të PDK-së

“Kosova Sot”: Në përgjimet e publikuara protagonisti Adem Grabovci shfaqet me ndikim bashkë me partinë e tij në punësime jo të rregullta, konkurse të kurdisura, shkelje ligjore etj. Por, nga ana tjetër, PDK-ja e hodhi topin në Komunën e Prishtinës, duke nxjerrë lista punëtorësh me kontratë mbi vepër, që mbajnë nënshkrimin e Shpend Ahmetit. A ju ka dëmtuar ky veprim si parti?

Aida Dërguti: Absolutisht jo. PDK-ja tani tenton që ta zhvendosë vëmendjen nga afera e madhe ‘Pronto’, e cila ka dalë në opinion, duke e sulmuar Shpend Ahmetin dhe pushtetin e ‘Vetëvendosje!”-s në Komunën e Prishtinës. Jam shumë e sigurt që Shpendi ka përgjigjen e duhur dhe nuk i frikësohet çfarëdo akuze që PDK-ja në këtë rast do ta ngritë me qëllim, siç e thashë më herët, shmangies së vëmendjes nga afera, ‘Pronto’,

“Kosova Sot”: PDK- ja ka paralajmëruar padi penale kundër Shpend Ahmetit dhe të tjerëve, sipas tyre, të bazuar në katër fakte; punësimin joligjor të mbi 250 militantëve me ç’rast ka kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit joligjor, ka privuar të tjerët nga mundësia e barabarësisë dhe vepër penale të marrjes së mitës për këto punësime. Sa janë të vërteta këto akuza?

Aida Dërguti: Lëvizja, ‘Vetëvendosje!’ nuk frikësohet nga këto akuza dhe është e gatshme që në çdo moment të përballet me çfarëdo procesi gjyqësor, e as Shpend Ahmeti nuk u frikësohet këtyre akuzave. Pra, vetëm le të veprojnë gjykatat dhe besoj se Shpendi do të sjellë një mal me argumente se këto janë të pavërteta dhe shpifje të PDK-së. Por, ata janë duke e shfrytëzuar momentin për ta zhvendosur vëmendjen nga afera ‘Pronto’, dhe për t’i demotivuar qytetarët që të marrin pjesë në protesta, duke i dërguar një mesazh se kinse edhe ‘Vetëvendosje!’ janë njëjtë si të tjetër, të korruptuar.

(Kosova Sot)