Uji Dea

Zgjedhjet e reja, rrugëdalja e vetme

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa Kosova detyrimisht duhet të shkojë sivjet në zgjedhje të rregullta lokale, analistët dhe përfaqësuesit e partive politike në opozitë janë shumë të bindur që po në këtë vit, paralelisht me zgjedhjet lokale, do të imponohet nevoja edhe për zgjedhje të parakohshme të nivelit qendror, ngase është vetë mungesa e lidershipit të fortë qeverisës dhe paaftësia e koalicionit për të mirëqeverisur vendin, së bashku me ndikimet që do të ketë ndërhyrja e Gjykatës Speciale tek individë të caktuar, që e bëjnë të domosdoshëm një proces të tillë.

Qytetarëve duhet t’u jepet mundësia të shprehin pakënaqësitë me votë

Derisa Kosova detyrimisht duhet të shkojë sivjet në zgjedhje të rregullta lokale, analistët dhe përfaqësuesit e partive politike në opozitë janë shumë të bindur që po në këtë vit, paralelisht me zgjedhjet lokale, do të imponohet nevoja edhe për zgjedhje të parakohshme të nivelit qendror, ngase është vetë mungesa e lidershipit të fortë qeverisës dhe paaftësia e koalicionit për të mirëqeverisur vendin, së bashku me ndikimet që do të ketë ndërhyrja e Gjykatës Speciale tek individë të caktuar, që e bëjnë të domosdoshëm një proces të tillë. Aq më tepër zgjedhjet e reja për nivelin qendror imponohen edhe nga fakti se lidershipi i tanishëm qeverisës vazhdimisht po merr vërejtje dhe mesazhe të qarta ndërkombëtar se derisa nuk luftohet krimi dhe korrupsioni, Kosova do të vazhdojë të mbetet vendi i izoluar dhe njollë e zezë e Evropës. Një mesazh të tillë presidenti Thaçi gjatë qëndrimit të tij në SHBA e mori nga zëvendëspresidenti i Amerikës Joe Biden. Ai i dërgoi mesazh Qeverisë së Kosovës jo vetëm që të vazhdojë dialogun me Serbinë, por edhe të zbatojë reformat për të adresuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Kosovë, sundimin e ligjit, si parakushte kryesore të zhvillimit të vendit dhe hapjes së perspektivës evropiane për qytetarët kosovarë. Kjo Qeveri e tanishme nuk po tregohet e gatshme për një ballafaqim të tillë, shkruan gazeta Kosova Sot

Kosova, ende vrimë e zezë në Evropë

Mobi Casa

Sipas analistit Florim Zeqa, për shkak të mungesës së kredibilitetit të lidershipit dhe paaftësisë qeverisëse të koalicionit aktual, gjithnjë e më tepër po bëhet e domosdoshme dhe e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, më së largu në gjysmën e dytë të këtij viti. “Po ashtu edhe legjislativi i vendit në masë të madhe e ka humbur besimin e qytetarëve, shkaku i servilitetit të deputetëve ndaj liderëve partiakë dhe papërgjegjësisë ndaj kërkesave të qytetarëve të vendit, të cilëve votën ua kishin marrë nën premtimin se do të mbrojnë interesat e tyre e jo të liderëve partiakë”, theksoi ai. “Gjatë vizitës së stërzgjatur në SHBA, presidenti Thaçi mori vërejtje serioze nga zv.presidenti amerikan Joe Biden rreth ngecjes së Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Biden po ashtu presidentit Thaçi i kërkoi thellimin e reformave në sistemin e drejtësisë, për sundimin më efikas të ligjit si parakusht për sigurinë e investimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike, shkaqe këto që determinojnë perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, vijoi më tutje Zeqa. Sipas tij, pa përmbushjen e këtyre kushteve, Kosova do të mbetet edhe më tej vrimë e zezë në Ballkan dhe vendi më i izoluar në Evropë. Zgjedhjet i sheh si zgjidhje edhe prof. Muhamet Kelmendi, sado që pret rezistencë të madhe nga koalicioni qeverisës. “Gjithsesi është e udhës të shkohet në zgjedhje të njëkohshme për të dyja nivelet, për ta ndërruar në substancë gjithë këtë mentalitet të deritanishëm politik dhe qeverisës, por dyshoj se interesat e pushtetarëve janë aq të mëdha, prandaj nuk mendoj se do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme për nivelin qendror në të njëjtin vit”, tha për “Kosova Sot” Kelmendi.

Demarkacioni nuk e bllokoi liberalizimin e vizave

Në analizën e tij, Kelmendi thotë se është një mal i madh i dështimeve të kësaj kaste politike që po qeveris vendin, në dy vjetët që po mbeten pas, gjithsesi do të duhej ndëshkuar me zgjedhje të reja, sa më shpejt, aq më mirë për vendin, sepse krimi dhe korrupsioni kanë bllokuar çdo frymëmarrje të jetës. “Çështja kryesore pse nuk ka ardhur deri te liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka qenë Demarkacioni, por kryesisht korrupsioni dhe krimi i organizuar nga bazat shtetërore. Më vonë, me ndikimin dhe me problemet e krijuara nga Qeveria dhe Kuvendi, erdhi deri te futja edhe e Demarkacionit si kusht për liberalizim të vizave”, theksoi ai. Sipas Kelmendit, baza kryesore për mosliberalizim të vizave janë dhe mbeten tri çështje kryesore “1. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbi bazat e shtetit, jo në kuptimin e luftimit vetëm të dukurive të nivelit terciar, por të nivelit qendror, ku atje kemi kryesisht krim dhe korrupsion, keqpërdorim të buxhetit të shtetit dhe veprim kryesisht politik dhe grupor në drejtim të vendosjes së kuadrit politik nëpër borde dhe të punësimit në vend. 2. Sundimi i ligjit, apo shprehur më qartë, shteti ligjor është faktori i dytë që ndërlidhet me krim dhe me korrupsion, e ku kemi çrregullim të ashpër në polici, në prokurori dhe nëpër gjykatat e vendit…dhe 3. Mosnjohja e 5 shteteve të UE të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës që gjithashtu është faktor shumë i rëndësishëm i mosliberalizimit të vizave. Dua të theksoj se në Kosovë ka edhe fakte të tjera që merren për bazë për mosdhënien e liberalizimit të vizave, por koma nuk thuhen”, tha prof. Kelmendi. Ai pohon se krimi dhe korrupsioni janë pengesë mbi pengesa. “Krejt kjo bëri që të kemi kërkesa konkrete edhe nga zëvendëspresidenti amerikan, kërkesa të ashpra ndaj Hashim Thaçit në Uashington”, potencoi Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.