Fundamenti

Zgjedhjet e reja, kandidatët e vjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në zgjedhjet e reja për pushtetin lokal në Kosovë në garë do të jenë kandidatët e vjetër të partive politike. Këto të fundit kryesisht kanë zgjedhur kryetarët aktualë të komunave apo ish-kryetarët për të garuar në zgjedhjet e 22 tetorit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gara më interesante pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku lëvizja “Vetëvendosje” do të garojë me kryetarin aktual të Komunës Shpend Ahmetin.

Rivali më i fortë i LVV-së në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk është përcaktuar ende se me cilin kandidat do të garojë në kryeqytet, ndonëse burimet e “Zërin” flasin për mundësinë e kandidimit të ish-kryetarit Ismet Beqirit, apo Arban Abrashit, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Uji Dea

AAK-ja ka futur në garë për Prishtinën ish-gazetarin Arbër Vllahiun, përderisa nga radhët e PDK-së mund të kandidojë Blerand Stavileci apo Lirak Çelaj, shkruan tutje “Zëri”.

Në Gjilan LDK-ja do ta rikandidojë kryetarin aktual, Lutfi Hazirin, ndërsa PDK-ja ish-ministrin e Brendshëm, Zenun Pajazitin. Kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja do të jetë ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Drejtimin e Komunës së Gjakovës edhe për një mandat e synon Mimoza Kusari-Lila, e cila muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Komunës, kur mori pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.