GRANDEMALL

Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e sheh urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zemaj ka thënë se këto institucione e kanë humbur legjitimitetin popullor për ta drejtuar vendin. “Tanimë ekziston arsye e plotë se këto institucione kanë humbur edhe atë legjitimitet të paktë që e kanë pasur. Dhe nevoja për të shkuar në zgjedhje të reja nuk është vetëm kërkesë e jona, por edhe interes shtetëror”, ka thënë Zemaj.

Ai ka treguar se pikërisht për shkak të mungesës sëlegjitimitetit të këtyre institucioneve, LDK-ja nuk do tëbëhet pjesë e procesit të dialogut me Serbinë. Sipas tij, vetëm pas zgjedhjeve të reja mund të flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

GRANDEMALL

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa stabilitet institucional. Ne si LDK kërkojmë legjitimitet të ri i cili garanton konsensus, njëherësh raport korrekt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi. Ne së pari kërkojmëtë kemi konfirmim të mbështetjes popullore dhe të marrim diçka e cila nuk krijon besim ashtu siç po pretendon Qeveria aktuale me disa lloj të grupeve, individë dhe ikje nga përgjegjësia ligjore që kanë”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për rrugën që do ta ndjekë opozita për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Zemaj ka bërë me dije se për këtë qëllim opozita synon ta ketë edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës.

“Vetëm me forma demokratike, të koordinuar dhe me grupet e tjera opozitare dhe duke zgjeruar angazhimin që të bindim edhe deputetë të tjerë të cilët do të dalin nga interesi i ngushtë politik dhe ta krijojnë mundësinë e përqafimit të një vendimi i cili mendojmë se është në interes të përgjithshëm të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.