FITORJA

Zgjedhjet e reja i japin fund legjislaturës më skandaloze

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës e mbylli sezonin pranveror, pa punuar asgjë dhe vetëm duke zhvatur paratë e popullit për udhëtime zyrtare dhe lukse të tjera. Sipas analistëve dhe qytetarëve tanë, vlerësohet se kjo legjislaturë është më e dobëta në historinë parlamentare të Kosovës.

Këta deputetë nuk e meritojnë më të rrinë në ato ulëse “Zgjedhjet e reja do ta pastronin jo vetëm Kuvendin, por edhe Qeverinë dhe institucionet në përgjithësi dhe Kosova ka nevojë për zgjedhja të lira, në të cilat do të bëhej një rotacion politik dhe jo që të vazhdohet kësisoj qeverisja me vetëm 53 numra, apo si është rasti i PDK-së, që këmbëngul të qeverisë dhe është në gjendje që të bëhet aleat edhe me djallin vetëm e vetëm që të ngelin në pushtet”, thotë analisti Ilir Fetahu për “Kosova Sot”

Përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës e mbylli sezonin pranveror, pa punuar asgjë dhe vetëm duke zhvatur paratë e popullit për udhëtime zyrtare dhe lukse të tjera. Sipas analistëve dhe qytetarëve tanë, vlerësohet se kjo legjislaturë është më e dobëta në historinë parlamentare të Kosovës.

Analistja e politikës, Liridona Bislimi, për gazetën “Kosova Sot”, tha se legjislatura aktuale e Kosovës deri më tash është karakterizuar me planifikim më të dobët të punës që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e cila ka dështuar në shumë aspekte, si në moskalimin e shumë ligjeve dhe të stagnojë në mbarëvajtjen e saj. “Në këtë periudhe kjo legjislaturë ka miratuar dhe ka monitoruar shumë pak ligje, mungesa e kuorumit ka qenë vazhdimisht prezente qoftë në seanca plenare, ashtu edhe në mbledhje të komisioneve, gjuha parlamentare ka qenë e vrazhdë dhe mbikëqyrja e punës së ekzekutivit e ulët, ku qasja ka qene gjithmonë joproduktive që i bie se kjo legjislaturë është e pazonja, e paaftë dhe e painteresuar që t’u japin përgjigje edhe tematikave të vogla, se lëre më temave të mëdha”, vlerësoi ajo.

Partitë me deputetë të konsumuar

Uji Dea

Politologu Albinot Maloku, për gazetën “Kosova Sot”, tha se legjislatura e gjashtë e Kosovës prej formimit e deri në këtë përmbyllje të sezonit pranveror padyshim se nuk mund të konsiderohet për ndonjë punë cilësore e pa politizim të gjithçkaje. Ai thotë se veç saj ishin edhe faktorët e tjerë, si mungesë e deputetëve, pasivitet, vështirësi në kalimin e ligjeve dhe vendimeve të tjera, dukuritë që e kanë përcjellë Kuvendin e Kosovës. “Gjatë çdo procesi zgjedhor është shpresuar që do të ketë cilësi më të mirë legjislatura e ardhshme, por fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Çështjet që e prekin drejtpërdrejt qytetarin nuk marrin peshën e merituar, kurse temat që nxisin debat e konflikte pa arsye janë ato në të cilat deputetët harxhojnë kohën e tyre në Kuvend”, vlerësoi Maloku. Ndërsa analisti politik Ilir Fetahu, për gazetën ” Kosova Sot’, tha se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës për hir të së vërtetës duhet dalluar nga subjektet politike që janë aktualisht në këtë përbërje. “Deputetët e LDK-së janë shumë të përgatitur, ngase 13 sish janë doktorë shkence, që janë shkolluar në perëndim dhe janë shumë produktivë. Ndërsa, për fat të keq, AAK-ja, PDK-ja dhe subjektet e tjera politike, e kanë nivelin e vet të vjetër dhe nuk kanë mundur që të shkollohen dhe nuk kanë mundur që të dalin nga lëkura e vet dhe janë me këtë strukturë qe një kohë të gjatë. Ndaj, mendoj se nuk është faji individual tek deputetët e Kuvendit të Kosovës, por tek subjektet politike që orientojnë politika që sillen në një rreth vicioz dhe jo në dobi të qytetarëve të Kosovës”, shpjegon ai. Sipas Fetahut, zgjedhjet e e reja do ta pastronin jo vetëm Kuvendin, por edhe Qeverinë dhe institucionet në përgjithësi dhe Kosova ka nevojë për zgjedhja të lira, në të cilat do të bëhej një rotacion politik dhe jo që të vazhdohet kësisoj qeverisja me vetëm 53 numra, apo si është rasti i PDK-së që këmbëngul që të qeverisë dhe është në gjendje që të bëhet aleat edhe me djallin vetëm e vetëm që të ngelin në pushtet. “Ndonëse në Kuvendin e Kosovës ka pasur debate sipërfaqësore për çështjet si janë drejtësia e kalbur, monopolet në ekonomi dhe shtetin e kapur, efekti i këtyre debateve është zero”, theksoi Fetahu.

Deputetët më dembelë në historinë e Kosovës

Veç analistëve politikë dhe njohësve të kësaj fushe, edhe qytetarët e vendit, që janë anketuar, thonë se kjo legjislaturë është më e dobëta në historinë parlamentare të Kosovës, e cila, sipas tyre, duket tërësisht jofunksionale, sepse asnjëherë nuk debatoi për temat me rëndësi, siç është drejtësia e kalbur, monopolet në ekonomi dhe shtetin e kapur. Qytetari Sylejman Sopa, nga Prishtina, për gazetën “Kosova Sot” tha se nuk ka asnjë dyshim se kjo është përbërja më e dobët e Kuvendit të Kosovës. “Në këtë përbërje të Kuvendit të Kosovës nuk po diskutohen çështje me rëndësi për interesin e vendit, sepse asnjëherë Kuvendi nuk debatoi për temat me rëndësi, siç është drejtësia e kalbur, monopolet në ekonomi dhe shtetin e kapur. Por, janë pikërisht këta deputetë aktualë dhe Qeveria e tashme që e kanë katandisur vendin në këtë situatë dhe si pasojë e nivelit kaq të ulët të të ashtuquajturve deputetë e kemi këtë gjendje”, vlerësoi ai. “Kjo mospunë e tyre ka reflektuar pastaj edhe në pjesën e mospunës së Qeverisë dhe strukturave të tjera të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe ndaj e kemi këtë situatë të brishtë. Andaj, zgjedhja e vetme është tek mungesa e vlerave dhe mungesa e një klase të re politike të pakompromentuar e të pakorruptuar që janë shpresa jonë. Pra, është çështje e mungesës së vlerave dhe intelektualëve në përbërjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që po na përfaqësojnë”, ka thënë Sopa. Ndërsa, qytetari tjetër, Enver Azemi, nga Skenderaj, për gazetën ” Kosova Sot”, tha se nga mospuna e tyre kjo po duket të jetë përbërja më e dobët e Kuvendit të Kosovës. “Ngase, nuk ka punë, nuk ka transparencë, nuk po diskutohet për hajnitë, vjedhjet e zhvatjet dhe kjo po ndodh, sepse edhe ata vetë si deputetë e qeveritarë janë të përfshirë në këto afera”, u shpreh ai. Sipas Azemit, Kosova ka nevojë për deputetë të rinj e të shkolluar, por që nuk janë të korruptuar, mirëpo e keqja është se pushtetarët tanë po duan njerëz të dëgjuar e të pashkolluar

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.