UBT

Zgjedhjet e pengojnë rimëkëmbjen ekonomike, kërkohet zbatimi i MSA-së e tërheqja e investimeve të huaja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë nuk po e sheh të arsyeshme, Emrush Ujkani, nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE).

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha që mbajtja e zgjedhjeve është një barrë shtesë, ngase sipas tij, fokusi nuk duhet të ishin zgjedhjet, por rimëkëmbja ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.“Në krejt këtë katrahurë, është e pakuptimtë mbajtja e zgjedhjeve, por nëse Qeveria e kaluar nuk i ka kryer detyrat e veta ndoshta kjo është alternativa më e mirë”.“Në vend që të shikojmë rimëkëmbjen ekonomike ne tash duhet të vazhdojmë tek fushatat elektorale”.

Mes tjerash Ujkani shpreson që Qeveria e re të punojë sa i përket miratimit të ligjeve sidomos në fushën e rimëkëmbjes ekonomike.“Le të vijë cilado parti, por vetëm le të punoj në të mirë të vendit”.

Uji Dea

Sipas tij, Qeveria e re do jetë aktive dhe të rishikojë të gjithë politika mbi investimet e huaja duke ndërmarr hapat të shpejtë edhe në zbatimin e MSA-së.“E para dhe shumë e rëndësishme është zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, pra duhet të krijohet ajo infrastruktura e zbatimit të ligjit, të shfrytëzohen instrumentet e ndryshme financiare që të jenë në funksion të sektorit privat dhe në raport me investimet e huaja të synohet që të zbatohen Marrëveshja e Stabilizim Asociim (MSA)”.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt, pas Gjykata Kushtuese morri vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti, për shkak të kontestimit të votës së deputetit Etem Arifi.

Gjatë së mërkurës u.d e presidentes Vjosa Osmani morri vendim për datën e zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.