Zgjedhjet e jashtëzakonshme – në vjeshtë!?
Derisa po afrohet afati për miratimin e amendamenteve kushtetuese të Projektligjit për Gjykatën Speciale, afër janë edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.Këtë javë Televizioni Rrokum ka raportuar se bashkësia ndërkombëtare u ka dhanë dy javë kohë institucioneve të me e përmbyllë këtë proces. Derisa pozita është në përpjekje me i bë numrat, opozita ka paralajmëruar bllokimin e themelimit të Speciales.
Por, Specialja nuk është halli i vetëm i partive në pushtet.
Koalicioni ka para vetes edhe një sfidë te madhe: votimin e Thaçit për president të vendit, derisa është i madh numri i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që e kundërshtojnë këtë.
Duke u bazuar në këto, zyrtarë të lartë të PDK-së e LDK-së, të cilët kanë dashtë të mbeten anonim., i kanë thënë Rrokumit se i kanë nisë përgatitjet për zgjedhje, të cilat ka gjasa të mbahen në vjeshtë.
Zyrtari i lartë i LDK-së ka thënë se gjatë bisedave që ka zhvilluar me zyrtarët e Departamentin amerikan të Shtetit, i është konfirmuar se po pritet vetëm themelimi i Gjykatës Speciale dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë shkuarja në zgjedhje është e pashmangshme.
Ky burim po ashtu ka shtuar se sipas zyrtarëve amerikanë, koalicioni i shumicës absolute në një shtet në tranzicion është i papranueshëm për demokracinë. Madje, ky zyrtar ka thanë se amerikanët janë pro prishjes së koalicionit të madh PDK-LDK, nëse nuk kalojnë çështjet e rëndësishme.
Se zgjedhjet kanë me u mbajt në vjeshtë, këtë e thanë edhe nga opozita.
Televizioni Rrokum më 21 maj ka raportuar se vendi pritet me shku në zgjedhje pasi koalicioni s’po mundet me e zbatua marrëveshjen që Thaçi të zgjedhjet president i Kosovës. /Rrokum/Telegrafi/


