Mobi Casa

Zgjedhjet e 7 qershorit, Surroi del me sugjerime për partitë politike

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Veton Surroi ka dhënë disa sugjerime për partitë politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.Surroi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka renditur pesë sugjerimet e tij ndaj partive, duke përmendur edhe çështjen e presidentit.

Postimi i tij i plotë:

ARKATANA

Disa sugjerime partive politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit1. Kosova hyri në krizë politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025 dhe përpjekja për ta zgjidhur atë përmes ndryshimit të raportit të forcave në zgjedhje nuk pati sukses. Raporti i forcave mbeti në zona të përafërta me ato të fillimit të krizës. Kjo sugjeron se Kosova tashmë ka një skenë politike të konsoliduar, e cila nuk pritet të ndryshojë rrënjësisht përmes zgjedhjeve të shpeshta.

  1. Zgjedhjet e shpeshta kanë prodhuar një kosto demokratike të matshme. Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, rreth 100 mijë qytetarë më pak morën pjesë në votim. Partitë që kanë qenë në opozitë humbën përpjestimisht më së shumti, pothuajse një të pestën e elektoratit të tyre. Krahasimisht, partia në pushtet humbi vetëm rreth 3.5 për qind të elektoratit të vet.
  2. Zgjedhjet e 7 qershorit duhet t’i japin fund iluzionit se ndryshime dramatike politike mund të prodhohen përmes zgjedhjeve të shpeshta apo mbajtjes së vendit në krizë të vazhdueshme. Përvoja e një viti e gjysmë tregon se kriza nuk e ka ndryshuar renditjen e forcave politike; ajo vetëm ka konsumuar energjinë institucionale dhe pjesëmarrjen qytetare.
  3. Rezultatet zgjedhore dhanë një qartësi të re për qeverisjen e ardhshme. Subjekti i parë ka marrë më shumë përkrahje zgjedhore sesa tri partitë pasuese së bashku dhe, rrjedhimisht, i takon atij detyra për krijimin e qeverisë. Njëkohësisht, kjo përkrahje nuk e përjashton nevojën për kompromis institucional dhe për ndërtimin e një kulture të bashkëqeverisjes në çështjet që kërkojnë konsensus më të gjerë.
  4. Zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të ndërtojë një baraspeshë ndërmjet dy parimeve themelore demokratike:
  • Subjekti që ka fituar më së shumti përkrahje nuk e ka të drejtën ta imponojë zgjedhjen e Presidentit vetëm duke u mbështetur në mandatin që ka marrë për të qeverisur vendin.
  • Subjektet që kanë fituar më pak përkrahje nuk e kanë të drejtën ta imponojnë zgjedhjen e Presidentit duke u mbështetur vetëm në kapacitetin e tyre bllokues, që buron nga kërkesa kushtetuese për pjesëmarrjen e dy të tretave të deputetëve.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.