Eko Higjiena

Zgjedhjet duhet të mbahen në fund të verës ose fillim të vjeshtës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Politologu Belul Beqaj ka thënë se, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, vendi është në udhëkryq.

Ai ka treguar se paradoksalisht të gjithë janë për zgjedhje, ndonëse asnjë parti nuk është e përgatitur si dhe sa duhet për këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka vlerësuar se është koha për një rotacion të pushtetit, përndryshe thotë nuk mund të kenë kuptim zgjedhjet kur aktorët e njëjtë politikë vijnë sërish në pushtet.

KKVITI

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen kur të shtjerën rregullat kushtetuese, që i bie në fund të verës dhe fillim të vjeshtës.

Sipas Beqajt, nëse zgjedhjet mbahen pa u kryer reformat zgjedhore, obligimet e dala nga procesi i dialogut dhe Kushtetuta, rezultati i tyre do t’i përngjajë konfiguracionit aktual politik dhe gjendja e përgjithshme në Kosovë do të jetë e pashpresë.