ARKATANA

Zgjedhjet ‘djegin’ 6 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioni Qendror Zgjedhor ka paraparë që për organizimin e zgjedhjeve do t’i shpenzojë rreth 5 milionë euro. Por në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zgjedhjet do t’i “djegin” më shumë se 6 milionë euro, shkruan sot, gazeta Zeri.

Pesë milionë eurot e ndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për mbulimin e fushatës zgjedhore nuk do të mjaftojnë për mbarëvajtjen e këtij procesi të parakohshëm zgjedhor.

Edhe përkundër asaj që buxheti i ndarë këtë vit për mbulimin e zgjedhjeve të sivjetme është një milion euro më shumë se në zgjedhjet e kaluara, sipas monitoruesve të zgjedhjeve kjo shumë e planifikuar nuk do të arrijë t’i mbërthejë të gjitha shpenzimet.

Sipas llogaritjeve që këta monitorues kanë bërë, shifra që do ta kapë ky mbulim i operacionit zgjedhor pritet ta arrijë koston prej mbi 6 milionë eurosh.

ARKATANA

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve ligjore konsiderojnë se mënyra e financimit të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore është shumë e dyshimtë. Madje sipas tyre financimi i këtyre partive gjatë kohës së fushatës mbetet njëra ndër çështjet më emergjente që duhet zgjidhur vendi. Në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se shifra e buxhetit për mbulim të zgjedhjeve të parakohshme kap vlerën e 5 milionë eurove.

Valmir Elezi, zëdhënës në këtë Komision, bën të ditur se kjo shumë e të hollave do të shkojë në plotësimin e nevojave për zhvillimin e procesit zgjedhor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 11 maj ka miratuar Planin e Buxhetit për Organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Buxheti i aprovuar është në vlerën 4 milionë e 944 mijë e 900 eurove. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitiv dhe josensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës”, ka thënë ai. Derisa Elezi tregon se kostoja e zgjedhjeve të kaluara ka qenë rreth 4 milionë euro.

“Në shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur në qershor të vitit 2014, kanë qenë 4 milionë e 111 mijë euro”, ka përfunduar Elezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.