Uji Dea

Zgjedhjet dhe kriza zbehën turizmin në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kriza ekonomike dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, të cilat përkuan edhe me fillimin e sezonit turistik për vitin e shkuar, ndikuan negativisht për turizmin e vendit tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, zgjedhjet parlamentare dhe kriza ekonomike bënë që numri i turistëve në Shqipëri të pësonte një rënie për vitin 2013.

Gjatë sezonit të fundit turistik dhe më pas, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri për të kaluar pushimet përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, pësoi një rënie me 9.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Pjesën më të madhe të turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2013, e zunë ata turiste që hynë në Shqipëri për vizita ditore. Pra, 68 % e turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2013, nuk qëndruan më shumë se një javë në vendin tonë.

Mobi Casa

Kështu, INSTAT-i tregon se vetëm 30 % e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2013, qëndruan për të kaluar pushime më të gjata se një javë.

Kjo bëri që Shqipëria të vilte të ardhura modeste nga turizmi vitin që shkoi. Kontributi i dobët i turizmit dëshmohet edhe nga të dhënat e rritjes ekonomike, ku të ardhurat nga sektori i tregtisë, hoteleve dhe restoranteve në tremujorin e tretë të vitit 2013, ra me 3.4 %.

Po kështu, operatorët turistikë dhe kryesisht hotelierët, janë ankuar vazhdimisht për konkurrencë të ulët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, për shkak të nivelit më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.