GRANDEMALL

Zgjedhje të reja deri në nëntor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kriza politike po e rrënon koalicionin. Opozita e përçarë zbeh shpresat për ndryshime

Pavarësisht se analistët theksojnë nevojën për legjitimimin e pushtetit nga vota e qytetarëve, gjasat për një kurs të ri shtetëror janë të pakta me figurat e njëjta që dominojnë skenën politike

Mobi Casa

Vazhdimi i krizës politike në vend, që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe pamundësia e arritjes së një konsensusi politik, në mes të pozitës dhe opozitës, sidomos për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas opozitës dhe analistëve mund ta çojë shpejt vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, më së voni në nëntor. “Në momentin kur tani opozita po mungon në seancat e Kuvendit, po shihet fytyra e vërtetë e këtij koalicioni. Kjo situatë po tregon qartë se ky është koalicion i individëve dhe jo koalicion i natyrshëm me linja të përbashkëta programore të dy subjekteve politike. Ky koalicion, sipas këtyre trendëve të krizës së brendshme që është duke e përcjellë, jam i bindur se nuk e ka jetën e gjatë, por megjithatë dëmet e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, që ia kanë shkaktuar dhe po ia shkaktojnë Kosovës, do të jenë të pranishme dhe të pariparueshme me dekada”, tha deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. Analisti politik Albrim Badallaj nuk beson që Kosova do ta kalojë muajin nëntor të këtij viti pa zgjedhje të reja për nivelin qendror, derisa lokalet mund të mbeten për vitin vijues 2017. “Sipas ngjarjeve që janë duke rrjedhur, duke përfshire këtu dilemat mbi demarkacionin edhe brenda koalicionit qeverisës, por edhe kundërshtimet e mëdha nga ana e opozitës së përçarë, atëherë kjo na dërgon drejt mundësisë reale për mbajtjen e zgjedhjeve”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.