Zgjedhje ose Qeveri teknike

Kriza politike në vend ka hyrë në fazën finale.Dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bind liderët e partive politike që të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kriza, do të bëhet e pashmangshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve ose ndërhyrja edhe një herë e Gjykatës Kushtetuese.
Në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t’i jepte të drejtën presidenten që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike.
Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe Blloku në anën tjetër mbesin në pozicione të palëkundura.