Mobi Casa

Zgjedhje, nëse dështon Demarkacioni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi është paralajmëruar që të vijë sërish në Kuvend në muajin mars. Ratifikimi i Demarkacionit në këtë muaj po parashikohet të jetë “treni i fundit” që Kosova ta përfitojë liberalizimin e vizave më pas, shkruan sot, gazeta Zeri.

Në të kundërtën, politologët thonë se zgjedhjet e përgjithshme janë të pashmangshme. Madje, ata insinuojnë edhe në një përçarje të mundshme të koalicionit që po qeveris me shtetin, nëse Marrëveshja dështon. E kundërshtimin e Demarkacionit dhe zgjedhjet e reja po i kërkon edhe opozita. Ata vazhdojnë të mbesin të palëkundur në pozicionet e tyre rreth kësaj Marrëveshjeje.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë nga dy taborët politikë, të cilat udhëheqin me vendin, kanë thënë për gazetën “Zëri” se këtë vit do të ketë vetëm zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme. Megjithatë, nuk kanë përjashtuar mundësinë e lidhjes së Demarkacionit me zgjedhjet, nëse njëri nga partnerët e koalicionit dëshiron ta bëjë këtë qëllimisht. E krejt në fund kryeministri Mustafa ka thënë se ky është “koalicion i suksesit”.

FITORJA

Demarkacioni nuk lidhet me zgjedhjet

Brenda koalicionit qeverisës janë të bindur se ratifikimi i Demarkacionit nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se një lidhje e tillë mund të bëhet vetëm nëse një nga partnerët e koalicionit dëshiron ta bëjë këtë qëllimisht. “Shënimi i vijës kufitare, të cilës gabimisht i referohemi si “Demarkacion”, nuk ka asnjë ndërlidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pos nëse njëri nga partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës (LDK ose PDK) dëshiron që qëllimisht ta bëjë një ndërlidhje të tillë”, ka thënë Gecaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.