Uji Dea

Zgjedhja e Thaçit president, interes i të gjitha partive

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish– nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka bërë me dije se moszgjidhja e Hashim Thaçit president mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por, ai ka vlerësuar se për këto zgjedhje nuk janë të gatshme as opozita dhe as LDK-ja.

“Sa po shoh unë, nuk është interesi i asnjë partie t’i masë forcat me zgjedhje të reja”, tha ai për ‘Epokën e re’.

Eco Higjiena

Kryeziu ka treguar se presioni i zgjedhjeve të reja do t’i shtyjë deputetët e partisë së Isa Mustafës ta votojnë për president liderin e PDK-së.

Sipas tij, zgjedhja e Thaçit president është në interes të të gjitha partive politike.