UBT

“Zgjedhja e Thaçit president, indikator serioz i fillimit të luftës qytetare”

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Analisti Behlul Beqaj, shprehet i rezervuar nëse Hashim Thaçi do të ketë votat për President, por thotë se në qoftë se ai zgjedhet, do të ishte indikator serioz i fillimit të luftës qytetare në Kosovë.

Shefi i Listës Serbe, Sllavko Simic, nuk pret që vota e tyre për Presidentin e Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ndërkaq, analisti Behlul Beqaj, vlerëson se zgjedhja e Thaçit, President, do të ishte indikator serioz i fillimit zyrtar të luftës qytetare në Kosovë.
Kreu i Listët serbe, Sllavko Simiq, ka thënë për Radio Dukagjinin se me partnerët e koalicionit PDK dhe LDK konsultohen për të gjitha çështjet, problemet apo marrëveshjet.

Ai potencoi se së shpejti në Kuvend do të jetë çështja e presidentit, dhe njëri nga kandidatët për këtë post, partneri i koalicionit të Listës, Hashim Thaçi.

Për këtë çështje, ai tha se subjekti i tij nuk ka qëndrim, por theksoi se së shpejti do të bisedohet për këtë çështje me partnerët e koalicionit.

Ai në këtë drejtim nuk pret të këtë kushtëzime, as me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, meqë thotë se kjo çështje është marrëveshje ndërkombëtare.

“Është e sigurt se nuk do të kuzhtëzojmë votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës me themelimin dhe konstituimin sa më parë të Bashkësisë së komunave serbe, meqë Bashkësia e komunave serbe është marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, do të shohim, në periudhën e ardhshme do të nxjerrim konkluzione dhe do të dalim para opinionit me qëndrimin tonë”, ka thënë Simic.

ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfundon mandatin në prill të vitit 2016.

Në bazë të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Hashim Thaçi do të propozohet si kandidat për President.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ende data, kur emri i tij do të shkojë për votim në Kuvend, në opinion tashmë janë hedhur disa përllogaritje, nëse kreu i PDK-së do të ketë votat e mjaftueshme ose jo.

Analisti Behlul Beqaj, shprehet i rezervuar nëse Hashim Thaçi do të ketë votat për President, por thotë se në qoftë se ai zgjedhet, do të ishte indikator serioz i fillimit të luftës qytetare në Kosovë.

“Nëse eventualisht zgjedhet për Kryetar të Republikës së Kosovës, ky do të ishte indikatori më serioz i fillimit zyrtar të luftës qytetare në Kosovë, për shkak se nuk është personalitet integrues, por është personalitet dezintegrues i shoqërisë kosovare”, ka vlerësuar Beqaj.
Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Nëse kandidati nuk merr votat e mjaftueshme në herat vijuese, ashtu siç është e paraparë me Kushtetutë, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.