Fundamenti

Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kuvendi përballë një sfide të fortë. I dyshuari për krime, kandidat për president të Kosovës

Nëse deputetët votojnë për Hashim Thaçin, vendi do të hyjë në një cikël të paparashikueshëm tensionesh dhe përkeqësim imazhi

Zgjedhja eventuale e kreut të PDK-së dhe aktualisht zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës në pozitën e presidentit, duke qenë një figurë politike tepër e degraduar dhe e izoluar nga faktori ndërkombëtar, që u dëshmua edhe në një vit e gjysmë të drejtimit të Ministrisë së Jashtme, nga analistët politikë po cilësohet si një nga veprimet më të dëmshme që mund të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës.

Uji Dea

Kjo frikë vjen e bëhet edhe më e arsyeshme nga fakti se pas skandalit të publikuar rreth lidhjeve të Hashim Thaçit me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, tani edhe shumica e medieve të ndryshme ndërkombëtare po merren me Hashim Thaçin, duke e akuzuar atë se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, dhe krime të tjera serioze të rrjetit kriminal ndërkombëtar, akuza të cilat u raportuan së fundi edhe nga agjencia gjermane e lajmeve DPA. Thaçi, gjithashtu, po akuzohet si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë, në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë.

Analisti politik Isa Mulaj, thotë se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit. “Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë”, tha Mulaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.