ARKATANA

Zgjedhja e Afrim Shalës zëvendëskryetar shpresë dhe kthim në besimin tek drejtësia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Afrim Shala të premten është zgjedhur zëvendëskryetar në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Shala i cili është autor i disa librave dhe punimeve tjera profesionale, disa vite ligjërues i lëndës e drejta penale si dhe trajnues i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Institutin Gjyqësor të Kosovës ka kthyer shpresat dhe besimin tek drejtësia. Një profesionist i vërtetë, i pa luhatur dhe i bindur në drejtësi padyshim që është hap shumë pozitiv për drejtësinë kosovare.

Afrim Shala që nga e premtja është zëvendëskryetar në Gjykatën Themelore në Gjilan duke zëvendësuar kështu kolegun e tij që shkoj në pension Ilmi Dalipin, gjithashtu një gjykatës me një përvojë shumë të madhe.

Vendosja e Afrim Shalës në pozitën e njeriut të dytë në Gjykatën e Gjilanit padyshim që është një hap shumë pozitiv dhe inkurajues. Këto vlerësime vijnë nga shoqëria civile dhe intelektualët gjilanas të cilët i kanë dhënë notë pozitive angazhimit të Shalës në këtë pozitë.

Ndryshe angazhimi dhe caktimi i Shalës është kthim në besimin tek drejtësia. Zhgënjimi më i madh i qytetarëve vije pikërisht në këtë sferë dhe një kuadër ik tillë si Afrim Shala padyshim që është një motiv dhe një nxitje edhe për kuadrot e reja, por është një besim edhe për qytetarin e vetmuar e të paskrah.

Uji Dea

Afrim Shala njihet si gjyqtarë guximtarë, profesionit, komunikues, i bindur në dijen e tij dhe përvojën që ka në këtë fushë.

Ndryshe, Afrim Shala, është gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore Gjilan. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në po të njëjtin Universitet, ka përfunduar studimet postdiplomike të magjistraturës, në drejtimin penalo-juridik.

Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2006. Në vitin 2004, përvojën e tij e ka filluar si referent i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale të Gjilanit, për të vazhduar mandej si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan.

Pozitën e gjyqtarit e filloi në vitin 2010, si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan. Është shef i departamentit të krimeve të rëndë në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.