Eko Higjiena

Zgjedhet kryetari dhe kryesia e VV-së në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Nyrnberg të Gjermanisë është mbajtur kuvendi zgjedhor për kryetarin dhe kryesinë kësaj qendre. Qendra e Gjermanisë që nga dorëheqja e kryetarit Bashkim Osmanaj për shkaqe shëndetësore, kishte mbetur pa kryetar.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin delegatët e pikave të Wisbadenit, Berlinit, Stutgartit, Mynihut, Nyrnbergut. Të pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë së LVV nga Kosova Hysen Durmishi, që ishte deleguar nga Kosova për të monitoruar zgjedhjet. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

KKVITI

Tubimin e hapi Xhevdet Mulaj i cili lexoi pikat e rendit të ditës e që pikë e vetme ishte zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re. Më pas fjalën e mori i deleguari nga Kosova Hysen Durmishi i cili foli rrethe rolit të diasporës që ka luajtur si para luftës gjatë luftës dhe tash. Më pas fjala ju dha deputetit Rexhep Selimi ku bëri një elaborim të situatës aktuale edhe foli për qeverisjen e keqe që ka Kosova, foli për Mitrovicën dhe për autonominë që është duke iu ofruar veriut.

Me 59 vota pro dhe një kundër Sali Abazi u zgjodh kryetar i qendrës së LVV për Gjermani, Nënkryetar i parë u zgjodh Ibrahim Islami, Nënkryetar i dytë Vlora Islami, sekretar Naser Berisha./Gazmend Islami/(tribuna)