Zgjatet orari i shërbimeve në sektorin e gjendjes civile në Kamenicë
Kamenicë – Me zgjatjen e orarit të punës në administratën e përgjithshme qytetarët e komunës së Kamenicas kanë tri orë më shumë dispozicion për kryerjen e shërbimeve në sektorin e gjendjes civile ka thënë Begzad Sinani.
Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve u diskutuan shumë çështje, por me rëndësi ishin mungesa e ujit të pijshëm, zgjatja e orarit të punës në Administratën e përgjithshme.
Begzad Sinani kërkoj që të bëhet ndërhyja e menjëhershme për përmirësimin e ujit të pijshëm, ku edhe kanë filluar punimet që nga sot, qytetarët e Kamenicës do të kenë më shumë ujë.
Poashtu u kërkuar që uji të mos keqpërdorët pa nevojë pasiqë mungesa e ujit të pijshëm është prezentë.
Me zgjatjen e orarit të punës në administratën e përgjithshme qytetarët e komunës së Kamenicas kanë tri orë më shumë dispozicion për kryerjen e shërbimeve në sektorin e gjendjes civile./rajonipress/


