KKVITI

Zëvendësuesi Foniqi më i merituari për fitoren e Dritës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shënues: Sermaxhaj ’51, Foniqi ’59,’81, Rama ‘61 (Drita) – Hashani ’28, Shkupolli ’55 (Trepça). Drita – Trepça 4:2 (0:1)

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues:1000 Gjyqtarë: Kelmendi, Qehaja, Morina. Kartoni i verdhë: Caka, Osmani, Foniqi(Drita) – Sermaxhaj, Zabërxha, Voca, Ramadani( Trepça).

Drita: Latifi, Osmani, Ahmeti, Caka, Morina (Syla), Rama, B. Shabani, Sermaxhaj (Bejtullahu), Abazi, Xh.Shabani, Ramushi (Foniqi).

Trepça:Beqiri, Sermaxhaj, Ibrahimi (Krasniqi), Shabani (Fetahu), Hashani, Balija, Voca, Shkupolli, Zabërxha, Sejdiu (Ramadani), Babaj.

Futbollistët e Dritës kanë shënuar fitore në ndeshjen e javës së nëntë kundër skuadrës nga Mitrovica dhe tash me tri pikë të reja pozicionohen në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Ekipi vendas që nga minuta e parë ka sulmuar për të shënuar gol dhe rastet me kalimin e kohesh sa vinin e shtoheshin. Në minutën e shtatë, Xhevdet Shabani ka goditur befasisht në drejtim të portës së mysafirëve edhe pse ishte në pozitë të vështir për të gjuajtur, por portieri Zeqiri nuk lejon të befasohet duke hedhur topin jashtë vijës fundore.

Deri në minutën e 28, Drita kishte iniciativë në fushë, por ishin mysafirët që shënojnë gol të parët përmes mbrojtësit Hashani, që kishte shkuar në sulm për t’i ndihmuar sulmuesve të Trepçës dhe këtë e shfrytëzon pas gabimit trashanik të portierit Latifi, që topin e harkuar nga Sermaxhaj nuk arrin ta zotëroj si duhet duke i shpëtuar topi nga dora, ndërsa Hashani që ishte afër shënon golin e epërsisë për mysafirët.

Mobi Casa

Rastet nga dy skuadrat ishin të panumërta, por deri në minutën e 51 nuk kishte gol të shënuar. Në këtë minutë gjyqtari Kelmendi ka dhenë goditje të lirë për vendasit, ndërsa ishte Sermaxhaj që ka goditur saktë në këndin e epërm të djathtë të Zeqirit për të shënuar kështu golin e barazimit.

Katër minuta më vonë përsëri ishin mysafirët që shënojnë gol përmes sulmuesit Shkupolli, i cili nga 12-13 metra ka shënuar gol, pasi më herët Zabërxha kishte kaluar disa mbrojtës të Dritës, duke kthyer topin në brendësi deri te sulmuesi i Trepçës që shënon pa vështirësi.

Në minutën e 59, trajneri Morina i Dritës largon Ramushin nga loja duke e zëvendësuar me Foniqin, i cili në kontaktin e parë me top shënon golin e barazimit për Dritën, duke shënuar gol me kokë pas harkimit milimetrik të Sermaxhajt nga gjuajtja e lirë.

Ende pa pushuar gëzimi i tifozëve të Dritës, Rama ka shënuar golin e epërsisë për Dritën duke gjuajtur saktë dhe në mënyrë precize këndin e poshtëm të djathtë të Zeqirit.
Përcaktuese për epilogun përfundimtar të kësaj ndeshjeje ishte gabimi fatal i portierit Zeqiri që një top të harkuar dhe i pa penguar nga askush nuk e zotëron si duhet, duke ardhur kështu topi deri te sulmuesi Foniqi që godet në portën e zbrazët të skuadrës mysafire dhe për të shënuar kështu rezultatin përfundimtar 4:2.

Thanë pas ndeshjes

Arbnor Morina, trajner i Dritës: E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështir për ne, pasi Trepça është skuadër e komponuar mirë. Ne arritëm që të kthehemi në lojë edhe pas dy epërsive të kundërshtarit. Ekipi i Dritës meriton lëvdata për angazhim.

Shefqet Kurti, trajner i Trepçës: Loja ishte e hapur nga dy skuadrat që gjë tregon se u shënuar gjashtë gola. Ne kishim rastet tona, por gabimet e mbrojtjes sonë na kushtuan me humbje të ndeshjes. Vendasit i falënderoj për mikpritje./rajonipress/