Mobi Casa

Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë: Taksa e papranueshme, Kuvendi nuk po funksionon siç duhet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimeve Evropiane, ka folur për Raportin e Kosovës për vitin 2019.

Serri ka ripërsëritur qëndrimin e BE-së rreth taksës, ku ka thënë se ky është një vendim i papranueshëm.

“Vazhdoj ta përsëris qëndrimin kritik të BE-së, ky vendim nuk është në të mirën e vendit”, ka deklaruar Serri.

Ai ka shtuar se taksa minon përpjekjen për bashkëpunim rajonal.

“Jemi kundër kësaj sepse minon përpjekjen e natyrës së përgjithshme për bashkëpunimin rajonal nuk është e qëndrueshme dhe është raportuar në raport”, tha Serri.

Më tej, zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, tha se problem tjetër në Kosovë është edhe mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës, mungesa e kuorumit dhe vonesat e seancave.

“Do ta vlerësoja Kuvendin që ka kaluar nëpër punë, raporti mbulon periudhën deri në mars gati 1 vit dhe gjatë këtij viti keni prodhuar shumë ligje, ka situatë të polarizuar në Kuvend ka çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Kuvendit, shpesh ka mungesë kuorumi, mungesa në votim të legjislacionit, mungesë e organizimit struktural kur ka të bëjë më thirrje të seancave Kuvendi nuk takohet për kohë të gjatë këto kanë ndikim në produktivitetin e Kuvendit”, tha Serri.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane- Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Ai tha se Kosova duhet të krenohet me shoqërinë civile që ka pasi sipas tij është jashtëzakonisht shumë aktive.

Uji Dea

Kryetarja e këtij komisioni, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kosova sipas këtij raporti ka shënuar progres në luftën kundër terrorizimit dhe ka pasur avancim në fushën e zbatimit të reformave evropiane.

Deliu-Kodra tha se mbetet akoma për të bërë, sidomos në respektimin e të drejtave të njeriut.

E deputeti i LDK-së Ismet Beqiri, tha se ata si opozitë nuk e kanë për detyrë që pozitës t’ia bëjë numrat për votim.

“Është bërë një lloj refreni i vazhdueshëm funksionimi i institucioneve tona. Seancat duhet me e pa kurrë nuk kryhet sen siç duhet. Ne jemi opozitë dhe nuk e kemi detyrë me e bë kuorumin”, tha ai.

Deputeti Milaim Zeka, tha se nuk është dashur që EULEX-it ti përfundojë mandati sepse sipas tij ka qenë 1 milionë herë më i mirë sesa prokuroria, gjykatat dhe policia e Kosovës.

“Zyra juaj duhet me qenë pak më reale se korrupsion ka pasur edhe nga ne po ka pasur edhe nga administrata e UNMIK, EULEX-it dhe normalisht që detyrat kryesore na takon neve t’i kryejmë. Shuarja e mandatit të EULEX është për mua diçka shumë negative. Sado i keq që ka qenë EULEX është 1 milionë më i mirë sesa Prokuroria, gjykatat dhe Policia e Kosovës”, u shpreh Zeka.

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj, tha se Kosova po trajtohet e pabarabartë krahasuar me shtetet tjera.

“Trajtimi i Kosovës është goxha ndryshe, mos me e përdor terma të tjera për të mos thënë se po diskriminohemi, por po trajtohemi të pabarabartë. Taksën nuk e shohim një ngulfatje për të arritur një marrëveshje pasi nga Serbia nuk po shihet një vullnet për të arritur një marrëveshje. Kosova për shkak të Serbisë i është pamundësuar anëtarësimi në Interpol”, tha ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.