Fundamenti

Zëvendësohen ulëset e dëmtuara me të reja në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat ka zëvendësuar ulëset e dëmtuara në parkun e qytetit dhe në disa pjesa të tjera brenda dhe jashtë qytetit. Ulëset e dëmtuara janë zëvendësuar me të reja me mjetet e fituara nga granti “Ta pastrojmë Kosovën”.

I lumtur për këtë është edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha.
“Ulëset tani më krejtësisht të reja janë vendosur në parkun e qytetit dhe në disa pjesa tjera brenda qytetit. Këto ulëse i japin një komoditet për pushim të qytetarëve në park dhe hapësira tjera”, shtoi ai.

RCCOLA

Basha ka falënderuar stafin e DSHPAI-së për angazhimin e tyre.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektorat apelon te qytetarët për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të tyre./rajonipress/