Mobi Casa

Zëvendësministrat pritet ta tensionojnë LDK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përzgjedhja e zëvendësministrave nga radhët e LDK-së, pritet t’i krijojë kokëçarje të madhe kryetarit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Burime të gazetës “Tribuna” brenda LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Mustafa t’i emërojë disa zv/ministra jashtë listës së propozuar nga degët dhe nëndegët e kësaj partie.

Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova ka thënë se përzgjedhja e ministrave do të bëhet në bazë të propozimeve të degëve. “Degët e bëjnë propozimin dhe partia vendos”, ka thënë ai.

ARKATANA

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se pakënaqësitë në LDK janë në rritje, shkruan “Tribuna”. Sipas tyre, nëse edhe gjatë emërimit të zv/ministrave bëhen anashkalime, atëherë është e pritshme që brenda LDK-së të krijohet një grup i të pakënaqurve, i cili do të ndikonte negativisht në punën e Isa Mustafës si kryeministër.

Analisti, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e zëvendësministrave, në mënyrë që t’i ikë shpërthimit të pakënaqësive brenda kësaj partie. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.