Zëvendësministra jokompetentë
Kanë kaluar më shumë se tre muaj kur është formuar Qeveria e koalicionit të madh PDK-LDK me kryeministër Isa Mustafën, por kabineti qeverisës nuk po arrin të kompletohet edhe me zëvendësministra.
Deri më tani janë emëruar disa prej tyre, shumica sipas preferencave partiake dhe jo sipas profesioneve që ushtrojnë, shkruan “Zëri”. I fundit që është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë është Lirak Çelaj.
Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës tha se emërimet e zëvendësministrave janë emërime politike të propozuara nga partnerët e koalicionit, ndërsa kriteret për zgjedhjen e tyre, siç tha ai, kanë të bëjnë me integritet personal dhe profesional të tyre. /Zëri/


