Eko Higjiena

Zëvendëskryeministri turk: Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Numan Kurtulmush, zëvendëskryeministër i Turqisë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka lidhur ngushtë kulturën dhe gjeografinë islame me Kosovën. Kurtulmush, sipas Agjencisë Anadolu, ka thënë se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim.

“Kosova është vend evropian dhe një vend që e ka përthithur kulturën islame në rrënjë. Duke qenë kështu, Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim”, ka thënë Kurtulmush, duke shtuar se Kosova është një vend ku islami e ka paraqitur veten para Evropës me fytyrën e tij të mirë dhe paqësore.

UBT

Zëvendësi i Ahmet Davutoglus, ka thënë se dëshiron sa më shpejt njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave, sepse sipas tij, njohja e Kosovës do t’i jepte botës islame fuqi. Ai, gjithashtu, ka thënë se do të kërkojë nga vendet myslimane që të njohin sa më shpejt Kosovën./express/