UBT

Zëvendëskryeministri Hoxhaj sfidon Komisionin: Kam pritur gjetje të reja nga ju

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Ne jemi të vendosur që ta shtyjmë këtë çështje përpara në Kuvendin e Kosovës. Unë dëgjova vlerësime shumë të rëndësishme, por jo ndonjë prove materiale apo ndonjë fakt konkret. Iu dëgjova me vëmendje, nuk ishit konkret, nuk kishte ndonjë gjë të re”, ka thënë Hoxhaj.

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën po shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kryesuesi i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, prezantoi të gjeturat e tij rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Por këto të gjetura sipas zëvendëskryeministrit në Qeverinë “Haradinaj”, Enver Hoxhajt, nuk kanë sjellë rezultate të reja.

“Ne jemi të vendosur që ta shtyjmë këtë çështje përpara në Kuvendin e Kosovës. Unë dëgjova vlerësime shumë të rëndësishme, por jo ndonjë prove materiale apo ndonjë fakt konkret. Iu dëgjova me vëmendje, nuk ishit konkret, nuk kishte ndonjë gjë të re”, ka thënë Hoxhaj.

Fundamenti

“Si anëtarë të komisionit shtetëror ju duhet ta shihni tërësinë e kufijve, e jo vetëm një segment të caktuar”, ka deklaruar Hoxhaj.

“Kjo është Qeveria e tretë dhe ju jeni Komisioni i pestë që merreni me këtë temë dhe ju dëgjova me vëmendje nuk ishit konkrete nuk pat ndonjë qartësi të re. Sot ma dhatë përshtypjen që e keni komplikuar edhe më shumë. Sipas raportit ju keni qenë në një vizitë në Kroaci porn fakti më interesant është vendimi i Arbitrazhjit e cila pas 7 vitesh ka konstatuar se kriteri i vetëm për shënjimin e vijës kufitare është kadastral dhe jo topografik”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij sot në mbledhje të Qeverisë”.

Tutje Hoxhaj ka thënë se, megjithatë, raporti i Komisionit do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne si Qeveri do ta dërgojmë këtë raport në Kuvendin e Kosovës. Por kam pritë gjetje të reja konkrete. E kam përshtypjen se sot nuk na keni ofrua fakte. Unë sot dal prej kësaj mbledhjeje të Qeverisë me një qartësi më të vogël sesa ajo që kam pritë”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.